Lajmet

Android Go është një version i “shkurtuar” i Android për telefonët super të lirë

May 18 2017
0 Shpërndarje
Gjigandi i motorit të kërkimit ka një projekt të ri të quajtur Android Go. Është një version më i lehtë i Android me performancë më të lartë por i kufizuar në funksionalitete. Android Go është një version i “shkurtuar” i Android për telefonët super të lirë Photo Source: I/O

Ekzistojnë 2 miliard pajisje në mbarë botën me Android dhe tani Google po mendon për 2 miliardshin tjetër.

Gjigandi i motorit të kërkimit ka një projekt të ri të quajtur Android Go. Është një version më i lehtë i Android me performancë më të lartë por i kufizuar në funksionalitete.

Është dizajnuar për pajisjet me harduer të dobët dhe konektivitet të kufizuar. Mund të funksionojë me çdo pajisje e cila ka të paktën 1 GB RAM. Në Play Store aplikacionet të cilat mund të funksionojnë në këto pajisje do të nënvizohen.

Ato duhet të jenë më pak se 10 megabajt dhe mund të funksionojnë mirë me sistemet që kanë pak RAM.

Konkretisht Youtube Go do të jetë një version i “shkurtuar” i Youtube. Në të ardhmen të gjithë telefonët Android do të shiten me një variant Android Go.

Ndërsa sistemi operativ vijon të rritet në fuqi dhe funksionalitete, lëvizja e zgjuar e Google do të mundësojë një sistem operativ për pajisjet super të lira. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>