Lajmet

Android Go nis zyrtarisht rrugëtimin si Android Oreo Go Edition

Dec 5 2017
0 Shpërndarje
Sipas Google është 30% më i shpejtë në ndezje sesa standardi ndërsa kursen dy here më shumë memorie të brendshme. Android Go nis zyrtarisht rrugëtimin si Android Oreo Go Edition Photo Source: Google

Në Maj të këtij vitit, konkretisht gjatë konferencës së zhvilluesve Google I/O, Google prezantoi Android Go.

Ky është një version i “lehtë” i sistemit operativ Android. Versioni Go i Android nuk ndryshon shumë nga sistemi operativ i plotë.

Në të vërtetë Google ka nisur angazhimin e një ekipi të tërë për zhvillimin dhe përditësimin e sistemit operativ në të njëjtën periudhë me versionin standard.

Lajmin Google e dha nga India, një treg me potencial të lartë për versionin e ri të Android. Disa kompani si Mozilla dhe Nokia kanë investuar në këtë treg me audiencë të lartë.

Me më shumë e 2 miliard telefonë Android aktivë në botë, sistemi operativ mobil ka themele të forta. Edicioni Go është një përpjejkje për tu dhënë përdoruesve një eksperiencë cilësore pavarësisht kufizimeve në harduer.

Android Go është dizajnuar specifikisht për sistemet me memorie RAM nga 512 deri në 1GB.

Sipas Google është 30% më i shpejtë në ndezje sesa standardi ndërsa kursen dy here më shumë memorie të brendshme.

Sistemi operativ gjithashtu ka aplikacione të përshtatura si Google Go, Google Assistant Go, Youtube Go, Google Maps Go, Gmail Go, GBoard, Chrome dhe Files Go.

Gjithashtu është edhe një version Go i Play Store. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>