Harduer

Android kalon Apple si udhëheqës në rrjetin e marketingut

Jan 13 2011
0 Shpërndarje
Android kalon Apple si udhëheqës në rrjetin e marketingut

Lajmet huazojnë mbështetje më të fuqishme sipas një parashikim të bërë në shtator nga Gartner Research, në të cilin thuhet se sistemi operativ Android me burim të hapur, do të mund të bëhej si sistem operativ mbizotërues për smartphone në vitin 2014.

Telefonat Android u shitën më shumë se ata iPhone në fillim të vitit 2010 dhe tani një raport nga Nielsen të shpalosur së fundi që Android e rriti numrin e blerësve gjatë muajve janar-nëntor, gjersa Apple mbeti në gjendjen e mëparshme, kurse BlacBerry shënoi rënie.

Pjesë e përshtatshme e Androidit është që punon në një pajisje me shumë manifaktura, ndërsa celularët smartphone të prodhuar nga Apple dhe sistemet operative RIM punojnë vetëm në pajisjet e tyre. Apple është ende duke udhëhequr si prodhues në rrjetin Millenial me rreth 21% të pjesës së tregut.

Sidoqoftë, Android po shënon rritje të vëmendjes nga reklamuesit. Kërkesat për marketing në Android janë rritur për 141%, nga çereku i tretë deri në çerekun e fundit të vitit 2010, ndërsa kërkesat e tilla në Apple u rritën për 12% dhe në RIM për 60%. Aplikacionet për Android gjithashtu prijnë, duke llogaritur për 55% të të ardhurave nga platformat e aplikacioneve.

Këto statistika vlejnë vetëm për rrjetin Millenial,  e cila ndërmarrje thotë që ajo mban 80% e telefonave celularë në Shtetet e Bashkuara. Por, duke parë lajmërimet e fundit të bëra, nuk do të ishte e befasishme të vërehet që rrjete të tjera janë duke parë ndryshime të tilla në tregun e telefonave smartphone. Do të ishte interesante të shihet nëse lëshimi i prodhimit iPhone për Verzion gjatë muajit të ardhshëm do të mund të bëjë tërheqjen e sistemeve operative iOS në udhëheqësi./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>