Lajmet

Android KitKat mund të përqendrohet në telefonë më të lirë dhe pajisje që mund të vishen

Nov 1 2013
0 Shpërndarje
Android KitKat mund të përqendrohet në telefonë më të lirë dhe pajisje që mund të vishen

Android 4.4 KitKat nuk është vetëm një goditje e befasishme reklamimi.

Sipas ish – reporterit të Wall Street Journal, Amir Efrati, kjo do të jetë po ashtu përpjekja më e fundit e Google për të bërë pajisje me Android që janë më të lira dhe ta përgatis sistemin operativ për pajisjet që mund të vishen.

Sipas Efratit, i cili thotë që duhej të ndërronte qasjen në listën e veçorive të Android 4.4, përmirësimi kyç do të jetë menaxhimi më i mirë i baterisë për t’iu mundësuar “pajisjeve të nivelit hyrës” të punojnë me vetëm 512 MB RAM.

Për momentin, më tepër se gjysma e pajisjeve Android janë duke e përdorur versionin më të fundit të sistemit operativ, që mund të jetë një problem për zhvilluesit të cilët nuk mund të mbështeten në audiencën e tyre që kanë veçoritë e fundit që shtohen në secilin version të ri.

Në muajin korrik, CTO i Mozilla-s, Brendan Eich, tregoi që Android 4.4 ishte shumë i fryrë për telefonët e lirë: ndoshta nëse Google e përmirëson atë, kjo mund të ndihmojë në problemet e ashtuquajtura në fragmentizim.

Veçori të reja që janë dyshuar se do të shtohen në Android 4.4 mund të ndihmonin orët e mençura të ardhshme të Google, për t’i bërë më të dobishme dhe me efikasitet më të lartë energjetik se sa më parë.

Me mbështetjen për tre sensorë të rinj, duke përfshirë një gjetës të hapave, numërues të hapave dhe vektor për rotacion gjeomagnetik, pajisjet me Android 4.4 mund të bëheshin më të dobishme si ndjekës të fitnesit ose (siç sugjeron Efrati) të ndihmonin në lokalizimin më të saktë të përdoruesve se sa GPS dhe Wi-Fi.

Efrati raporton edhe që KitKat do të përfshijë mbështetje të nënkuptuar për telefonin tuaj për t’u bërë një kontrollues nga larg i infraredit dhe për të përngjarë kartelat për pagesë që përdorin komunikimin në vend të afërt. (PCWorld Albanian)

Android_KitKat

Lajmet e fundit>