Harduer

Android kryeson ditën e parë të kongresit të celularëve

Feb 27 2012
0 Shpërndarje
Android kryeson ditën e parë të kongresit të celularëve

HTC One X: Ky është një telefon vrasës. One X e ka procesin Tegra 3 me katër bërthama. Ai ka katër 1.5GHz dhe një bërthamë të dytë për punë më të lehta. Ai ka një paraqitje prej 4.7 inçëve Super LCD me 1280 x 720 piksellë për rezolucion të plotë në hD: Kamera 8 megapiksellë ndihmohet nga një ImageChip për ta bërë më të shpejtë përpunimin e fotografive. Ky telefon mund të kapë pamje çdo 0.7 sekonda. Ai vjen me Android 4.0 Ice Cream Sandiwch dhe Sense 4.0 nga HTC.

HTC One S: Ky është gjithashtu një telefon vrasës, por jo aq i madh sa One X. Paraqitja është me 4.3 inçë dhe rezolucionin prej 960 x 540 dhe e ka një procesor dybërthamorë SnapDragon S4. E ka të njëjtin harduer si One X.

HTC One V: Smartphone është një smartphone nga HTC që ende ofron pamje të mirë dhe funksione të ngurta me një çmim të përballueshëm. Telefoni e ka një paraqitje prej 3.7 inçëve me 800 x 480 piksellë, një kamerë prej 5 megapiksellëve, një procesor 1GHz SnapDrag dhe përdor sistemin operativ Android 4.0.

Huawei Ascend D Quad: Ky telefon e ka njërin nga emrat më të keq të një pajisje të sistemit Android 4.0, por kjo nuk e ndalë Huawei që të jetë pjesë e tumrës. Huawei thotë që Ascend D Quad është smartphone më i shpejtë i ndërtuar ndonjëherë. Ndërmarrja është duke e përdorur procesorin e vet – në vend se të përdor një të tillë nga Nvidia ose Qualcomm. Veçoritë e tjera janë pamja prej 4.5 inçëve, paraqitja në HD prej 1280 x 720 piksellë, kamerë prej 8 megapiskellëve me video kapje në HD 1080p dhe një kamerë 1.3 megapiskellë për fytyrat e përdoruesve gjatë video bisedave. Huawei planifikon që të lëshojë disa lloje të këtij telefoni në disa tregje gjatë çerekut të dytë të këtij viti.

Samsung Galaxy Beam: Kjo pajisje është një risi nga projeksioni i telefonave. Ai përfshin një projektor i cili ka mundësi të bëjë ndriçim të fotografive 720p, 50 inçë në ndonjë sipërfaqe të rrafshët. Samsung thotë që Beam përfshin një paraqitje prej 4.0 inçëve,  me përmasat 480 x 800; një procesor dybërthamorë prej 1GHz; kamerën kryesore prej 5 megapiskellë dhe ka kamerën për përqendrim automatik në fytyra tek përdoruesit që bëjnë video biseda. Ai e ka sistemin operativ Android 2.3 Gingerbread. Samsung nuk thotë nëse ky telefon do të përditësohet në Android 4.0.

Sony Xperia P: Sony i shtoi dy telefona Xperia NXT në një vijë dhe P është i pari nga ta. Nuk është aq i mirë sa Xperia S, i lajmëruar në CES më herët gjatë këtij viti, por e mban trashëgiminë e familjes në një pako më të përballueshme. Ai e ka paraqitjen prej 4.0 me makinën BRAVIA dhe WhiteMagic, që është një teknologji e re të paraqitjes për një përvojë ultra të ndriçuar dhe efikase të paraqitjes. Ai gjithashtu ka një procesor dybërthamorë prej 1GHz, disk prej 16GB, kamerë 8 megapiksellë me mundësi incizimi të videos në HD dhe NFC (komunikimi në mes vendeve të afërta). Ai e ka sistemin Android 2.3 Gingerbread dhe ata që e kanë këtë telefon do të duhet të presin deri në fund të çerekut të dytë të vitit për ta pasur sistemin Android 4.0 në telefonin e tyre.

Sony  Xperia U: Xperia U është synuar të jetë si një nivel hyrës dhe i ka veçoritë për ta zmbrapsur atë. Ai e ka paraqitjen prej 3.5 me makinën BRAVIA, procesorin dybërthamorë prej 1GHz dhe kamerën prej 5 megapiskellëve për video incizim. Xperia U e ka sistemin e njëjtë operativ si ai për Xperia P dhe do ta shohë Android 4.0 më vonë gjatë këtij viti./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>