Analiza

Android kryeson ndaj iOS në shkarkimet e aplikacioneve ndërsa të ardhurat e gjeneruara janë një histori më vehte

Jan 29 2015
0 Shpërndarje
Android kryeson ndaj iOS në shkarkimet e aplikacioneve ndërsa të ardhurat e gjeneruara janë një histori më vehte

Clash of Clans apple app gameDyqani i aplikacioneve Android, Google Play, gjeneroi 60 % më shumë shkarkime aplikacionesh sesa rivali Apple iOS në 2014, por ky i fundit ngelet më fitimprurës për zhvilluesit.

Një raport vjetor përgatitur nga firma analitike App Annie pretendon se Apple ka gjeneruar 70% më shumë të ardhura sesa Google Play në 2014 edhe pse të dyja dyqanet kanë shfaqur rritje të njëjtë popullariteti.

Apple më parë kishte njoftuar se ka paguar 10 miliard dollar tek zhvilluesit e aplikacioneve të iOS në 2014, ku sipas statistikave të App Annie i bie që Google Play të ketë ketë paguar komunitetit të saj të zhvilluesve afro 3 miliard dollar.

Ekzistojnë ca arsye që krijojnë këto diferencime. E para, Google Play Store nuk është i vetmi dyqan që ofron aplikacionesh Android duke pasur parasysh se Samsung dhe Amazon kanë dyqanet vetjake. Për mos të harruar edhe tregun kinez ku ekzistojnë me qindra dyqane aplikacionesh.

E dyta, Appe Annie zbulon shitjet dhe shpenzimet për blerjet brenda aplikacioneve dhe jo të ardhura nga reklamimi. Firma kërkimore, eMarketer kishte parashikuar se shpenzimet për reklamim në paisjet mobile do të arrinin vlerën e 31.5 miliard dollar në 2014.

App Annie gjithashtu zbulon disa karakterstika të tjera të dyqaneve të aplikacioneve. Loja Candy Crush Saga mbetet më e shkarkuar në të dyja dyqanet duke lënë pas Subway Surfer, My Talking Tom, Farm Heroes Saga dhe Clash of Clans. Listën e aplikacioneve e kryeson Facebook Messenger, ndjekur nga aplikacioni kryesor Facebook, WhatsApp, Instagram dhe Skype. Kur bëhet fjalë për të gjeneruar të ardhura, loja Clash Of Clans dhe aplikacioni Line qëndrojnë në krye të listave respektive. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>