Vëzhgim

Android kryeson në tregun për smartphone

Jul 29 2011
0 Shpërndarje
Android kryeson në tregun për smartphone

Sipas të dhënave të fundit gjatë qershorit, Nielsen gjeti që 39% e tregut të smartphone-ëve i përket sistemit operativ të Google, Android. Apple posedon 28% të tregut, ndërsa RIM dhe BlackBerry kanë rënë në 20%.
Kur bëhet krahasimi në mes të statistikave të dala nga Nielsen të lëshuara për muajin shkurt deri në muajin maj, Android ka shënuar rritje për 3%, Apple është rritur për 2%, ndërsa RIM ka shënuar rënie për 3%.
 
Kur bëhet fjalë për harduerë, Apple është fituesi i qartë. Ashtu si RIM, Apple ka përparësinë e kontrollimit të softuerit dhe harduerit për platformën e vet për smartphone. Për dallim nga RIM, Apple shet vetëm tre smartphone në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: iPhone 4 (AT&T), iPhone 4 (Verizon) dhe iPhone 3GS (AT&T).

Sipas Nielsen, HTC është përdouresi më i madh i sistemit operativ Android me 14% të tregut për Android. Motorola dhe Samsung kanë 11%, respektivisht, 8%./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>