Analiza

Android Lollipop arrin shifrën e 5 % adoptim ndërsa KitKat del në krye

Apr 8 2015
0 Shpërndarje
Android Lollipop arrin shifrën e 5 % adoptim ndërsa KitKat del në krye

LollipopTre mujori i parë i këtij viti u mbyll me muajin Mars, dhe muaji Prill është i ngarkuar me raporte financiare dhe hegjemonie në botën e teknologjisë. Sot, Google publikoi raportin e saj për platformën e mirënjohur Android, duke shprehur në bazë numerike sundimin e versionit KitKat ndaj Jelly Bean dhe Lollipop.

Ajo që spikati ishte rritja përsëri e versionit 4.4 KitKat ndërsa na zhgënjeu ajo që të gjithë po presin padurimi, version Android Lollipop. KitKat ka lënë pas Jelly Bean që personifikohet me versionet 4.1, 4.2 dhe 4.3 të Android.

Lollipop zotëron 5.4 % adoptim, KitKat 41.5 %, Jelly Bean 40.7 %, Ice Cream Sandwich 5.7 %, Gingerbread 6.4 % dhe Froyo 0.4 %. Kjo është pasqyra e adoptimit të versioneve të këtij sistemi operativ mjaft popullor. E thënë ndryshe, kjo përqindje paraqet përhapjen e sistemeve operative në telefonët tanë Android.

Të gjitha të dhënat janë grumbulluar nga Google Play Store, dhe për përdorimit e këtij dyqani aplikacionesh duhet të keni minimumi një smartfon Android me version 2.2 ose më lart. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>