Lajmet

Android Lollipop do të vijë në linjën e smartfonëve Xperia Z

Oct 19 2014
0 Shpërndarje
Android Lollipop do të vijë në linjën e smartfonëve Xperia Z

xperia3Nëse nuk keni një telefon ose tablet Nexus, mund të jetë paksa shqetësues të dëgjoni rreth përditësimeve më të fundit të Android. Sigurisht softueri i ri është fantastik, por është shqetësues kur nuk jeni të sigurt nëse prodhuesi i pajisjes suaj do të mbështesë ose dhe kur do të ndodhe kjo gjë. Si duket fati anon nga përdoruesit e Sony-t, teksa kompania do të sjellë Android 5.0 Lollipop në të gjithë telefonët dhe tabletët Xperia Z madje edhe në telefonin origjinal Xperia Z.

Ata që të parët do të marrin përditësimin janë përdoruesit e Sony Z Ultra Google Play Edition me më shumë detaje që do të vijnë së shpejti. Kjo ka kuptim sepse këto telefonë pothuajse përdorin versionin Stock të Android. Modelet tjera të linjës Xperia do të duhet të presin deri nga fillimi i vitit 2015 duke filluar me modelet Z3 dhe Z2.

Siç mund të prisni, Sony tha se do të sillte një ndërfaqe të re dhe veçori të reja së bashku me versionin e ri të sistemit operativ. Një datë e pa përcaktuar për vitin e ardhshëm mund të mos jetë aspak e dobishme, por që mund tu japë përdoruesve shpresë.(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>