Lajmet

Android Lollipop i disponueshëm për të gjithë përdoruesit Europian të Galaxy Note 4

Feb 14 2015
0 Shpërndarje
Android Lollipop i disponueshëm për të gjithë përdoruesit Europian të Galaxy Note 4

gsmarena_001

Version më i mirë i platformës mobile të Google, Android Lollipop, ka filluar të dërgohet në modelet Galaxy Note 4  të fuqizuara nga proçesorët Snapdragon në kontinentin tonë. Përditësimi thuhet të jetë vonuar për shkak të problemeve me mbështetjen për paisjen virtuale Gear VR.

Po nga ana tjetër, modeli me proçesor Exynous i Note 4 duhet të presë edhe ca kohë përpara se të jetë gati të pranojë Android Lollipop 5.0. Natyrisht që përditësimi Lollipop do të ishte i disponueshëm në modelin Snapdragon fillimisht sepse është edhe modeli më popullor i Note 4.

Por suprizat nuk mbarojnë këtu sepse edhe paraardhësi, Note 3, po mirëpret Android Lollipop ditën e sotme. Që të dyja përditësimet janë duke u dërguar tek përdoruesit e dy smartfonëve njëkohësisht.

Android Lollipop 5.0 do të mbërrijë edhe në modelin Galaxy S4 dhe Galaxy Note 2. Sna mbetet gjë tjetër vecse tu themi të gjithë juve që zotëroni një Galaxy Note 4 me proçesor Snapdragon mos harroni bëni një kontroll të përditësimeve që tani.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>