Analiza

Android Marshmallow versioni më popullor i Android, Nougat vetëm 9.5%

Jun 7 2017
0 Shpërndarje
Versioni më popullor padyshim është Android 6.0 Marshmallow me 31.2% të tregut ndjekur nga Lollipop me 30.8%. Android Marshmallow versioni më popullor i Android, Nougat vetëm 9.5%

Google publikoi statistikat më të fundit të shpërndarjes së versioneve Android dhe ato tregojnë se Nougat zë 9.5% të tregut ku vetëm 0.6% e telefonëve kanë të instaluar versionin më të fundit 7.1.

Versioni më popullor padyshim është Android 6.0 Marshmallow me 31.2% të tregut ndjekur nga Lollipop me 30.8%.

Sa i përket Nougat 7.0 ky version është në rritje të vazhdueshme. Në muajin Maj përqindja e tij ishte 7.1% dhe vetëm 5% dy muaj më parë.

Megjithatë sistemi operativ nuk do e kalojë dy versionet popullor Marshmallow dhe Lollipop përpara debutimit të Android O.

Një statistikë interesante është përqindja 0.8% e Gingerbread dhe Ice Cream Sandwich. Të kombinuara së bashku me sistemet operative të para 2014-ës si Jelly Bean dhe KiKat ato përbëjnë 30% të telefonëve Android. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>