Lajmet

Android me aplikacion për Lojërat Olimpike

Jul 10 2012
0 Shpërndarje
Android me aplikacion për Lojërat Olimpike

Lojërat Olimpike të cilat sivjet mbahen në Londër nga data 25 korrik e gjer më 12 gusht tani kanë edhe aplikacionin zyrtar të Android.

Përmes këtij alikacioni mund t’i përcillni rezultatet e të gjitha garave si dhe shumë informacione tjera në lidhje me këtë ngjarje të madhe sportive.

Përveç orareve dhe rezultateve të garave të përfunduara, përmes këtij aplikacioni poashtu mund të përcillni edhe rezultatet e drejtëpërdrejta dhe të mësoni informacione për secilin sportist, të cilët janë të kategorizuar sipas llojit të sportit dhe shteteve nga të cilat vijnë.

Aplikacioni The London 2012 Results është falas dhe është në dispozicion në dyqanin Google Play dhe është poashtu i përshtatur edhe për pajisjet tabletë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>