Lajmet

Android O debuton më 21 Gusht

Aug 13 2017
0 Shpërndarje
Sipas disa cicërimave të publikuara nga një numër i konsiderueshëm reporterësh të shquar të Android, data juaj e shënuar duhet të jetë 21 Gushti. Android O debuton më 21 Gusht

Ashtu si vitin e kaluar, Google prezantoi versionin e parë eksperimental të Android në Pranverë për tu pasur nga versioni final në Mars. Tashmë pas plot pesë muajsh, Androi 8.0 O (mbase “Oreo”) është pranë debutimit

Sipas disa cicërimave të publikuara nga një numër i konsiderueshëm reporterësh të shquar të Android, data juaj e shënuar duhet të jetë 21 Gushti.

Sigurisht nëse keni një telefon Pixel. Pajisjet zyrtare të Google do të marrin përditësimin të gjitha më 21 Gusht dhe përfshihen: Nexus 5X, Nexus 6P, Nexus Player, Pixel, Pixel XL dhe Pixel C.

Sa i përket telefonëve të tjerë Android shumë detaje janë ofruar se kur do të marrin Android 8.0. Telefonët e rangut të lartë pritet të marrin përditësimin brenda fundit të vitit.

Megjithatë vlen të theksohet se ndërsa ka kaluar një vit nga debutimi i Android Nougat, 85% e telefonëve Android ende se kanë marrë përditësimin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>