Lajmet

Android O sjell kanalet të dedikuara njoftimesh për uebsajtet në Google Chrome

Jul 28 2017
0 Shpërndarje
Nëse vizitoni një uebsajt përdoruesit kishin opsionin vetëm të pranonin ose jo njoftimet. Me Android O përdoruesit mund të përcaktojnë rëndësinë e njoftimeve. Android O sjell kanalet të dedikuara njoftimesh për uebsajtet në Google Chrome

Android O do të sjellë një ridizajnim masiv të njoftimeve për përdoruesit dhe zhvilluesit. Por Google dëshiron që zhvilluesit të shtojnë më shumë kanale njoftimesh dhe tu japin përdoruesve më shumë kontroll mbi aplikacionet si dhe një vend të centralizuar për akses së shpejtë.

Në Android 8.0, Chrome do të sjellë kanelet e dedikuara të njoftimeve për të gjitha uebsajtet. Veçoria e cila ende nuk është aktive në asnjë prej versioneve Chrome për Android, pritet të debutojë me Android.

Aktualisht në Chrome për Android janë të disponueshme vetëm kanalet e nivelit të lartë për shfletuesin, shkarkime, media, icognito dhe sajtet.

Nëse vizitoni një uebsajt përdoruesit kishin opsionin vetëm të pranonin ose jo njoftimet. Me Android O përdoruesit mund të përcaktojnë rëndësinë e njoftimeve.

Secili sajt do të ketë kanalin e tij të njoftimeve duke lejuar përdoruesit të modifikojnë mënyrën sesi shfaqen ato.

Njoftimet e uebsajteve në Android përbëjnë një tjetër përpjekje të Google për të afruar më tej aplikacionet standarte me ueb aplikacionet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>