Lajmet

Android, pengesë për Microsoft-in dhe Windows-in

May 19 2013
0 Shpërndarje
Android, pengesë për Microsoft-in dhe Windows-in

Hewlett-Packard (HP) gjatë kësaj jave lëshoi një pajisje tjetër që përdor sistemin Android. Kjo do të mund ishte një mostër se si prodhuesit e PC-ve janë duke shkuar drejt një bote që ka të bëjë më pak me Microsoft-in dhe më tepër me Google.

Gjatë të martës, prodhuesi më i madh i PC-ve në botë, një dallim i dyshimtë këto ditë, shtoi një tablet-laptop hibrid me sistemin operativ të Google.

HP SlateBook x2 që kushton 479 dollarë është Androidi i parë për HP-në. Sipas një reklame të bërë nga ndërmarrje, është i “fuqizuar me Android, sistemi operativ mobil më i popullarizuarin në botë… 100 për qind tablet, 100 për qind notebook, 100 për qind Android.”Kjo përcjell lajmërimin e një HP Chromebook dhe tabletit Slate 7 Android të bërë në muajin shkurt.

Mos pritni që HP do të ndalet atje. Android siç duket këtë e ka vetëm fillim dhe do të vazhdojë të rritet dhe të bëhet më i rëndësishëm.

Asus, një tjetër prodhues i madh i PC-ve me Windows, është duke u përqendruar më tepër në Android këto ditë. Ai e bën Nexus 7 e popullarizuar për Google (gjenerata e dytë e këtij tableti pritet të vijë së shpejti), Transformer Padi i tij është mirëpritur dhe Asus së fundi erdhi me një FonePad të bazuar në Intel, me sistemin Android.

Dhe Acer, pas shqetësimit të kalimit të ndërmarrjes Microsoft në biznesin e tabletëve me Surface, ka qenë duke u marrë me paraqitjen e pajisjeve të veta me Android, si anëtari më i fundit i vet, Iconia A1.

Të gjithë prodhuesit e mësipërm të PC-ve do të vazhdojnë të prodhojnë laptopë, hibridë dhe tabletë me Windows (HP lajmëroi po ashtu Split x2 të bazuar në Windows 8 këtë javë), por përqendrimi i tregut është më tepër në favor të Androidit. (PCWorld Albanian)

android tablet

Tags >

android
Lajmet e fundit>