Lajmet

Android përditëson edicionet KitKat të Google Play të Samsung Galaxy S4 dhe HTC One

Nov 26 2013
0 Shpërndarje
Android përditëson edicionet KitKat të Google Play të Samsung Galaxy S4 dhe HTC One

Android-KitKatGoogle ka lajmëruar se që nga dita e djeshme, edicionet e Google Play të Samsung S4 dhe HTC One janë duke u përditësuar në Android 4.4, siç është treguar nga Android Police.

Muajin e kaluar, Google zyrtarisht lëshoi KitKat-in, që është versioni më i fundit i sistemit operativ Android, duke pretenduar që ai sjell një përvojë “më të mençur” me një ndërfaqe të ndryshuar të dërgimit të porosive, një pedometër të brenda-ndërtuar, kryerje të shumë punëve në të njëjtën kohë që ka pësuar ndryshim dhe ndërfaqe tërësisht të reja të përdoruesit për aplikacione.

Android 4.4 së pari arriti në Nexus 5, muajin e kaluar dhe përditësimi është bërë gradualisht tek pjesëtarët e tjerë të linjës Nexus, e po ashtu edhe Moto X të Motorola-s. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>