Harduer

Android shënon rritje, kurse iPhone rënie në popullaritet

Sep 7 2011
0 Shpërndarje
Android shënon rritje, kurse iPhone rënie në popullaritet

Studimi ishte kryer nga Kantar Worldpanel Comtech dhe tregon që nga 15 maji deri më 7 gusht të këtij vit, Android siguroi vendin e parë në tregun amerikan për smartphone me rreth 47.1% të aksioneve. Kjo paraqet një rritje në krahasim me vitin e kaluar brenda periudhës së njëjtë kohore të vitit të kaluar.

Në krahasim me ndikimin e kësaj rritjeje të sistemit Android në tregun për smartphone, performanca e Apple ishte mjaft zhgënjyese. Prania e vet në treg ishte 20.8% në krahasim me 28% që ishte një vit më parë.

Ndërsa pajisja BlackBerry ishte në vendin e dytë me 21.5% të askioneve në treg – 4% më tepër se sa gjatë vitit të kaluar në të njëjtën periudhë kohore.

Sipas raportit nga The Inquirer, “Hulumtimi ynë tregon që ky treg është një zonë kyçe për rritje, me 17 milionë njerëz të moshës 45+ në Britani të cilët ende nuk kanë një smartphone, por këta konsumatorë duan gjëra të tjera nga telefoni i tyre” tha Dominic Sunnebo, i cili /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>