Lajmet

Android shton një funksionalitet të ri, Instant Tethering

Jan 21 2017
0 Shpërndarje
Android Police pikasi një funksionalitet të ri që po vjen në disa pajisje, të quajtur “Instant Tethering.” Android shton një funksionalitet të ri, Instant Tethering Photo Source: TechCrunch

Ideja vjen nga një prej funksionaliteteve më të mira që shijojnë përdoruesit e iPhone dhe Mac: në vend që të nxirrni telefonin tuaj dhe të vendosni manualisht lidhjen, ju thjesht e ndizni atë direkt nga pajisja që ka nevojë për internet.

Në Mac, ju thjesht klikoni ikonën e Wi-Fi dhe zgjidhni iPhone-in tuaj. Në Android, duket se një kërkesë mund të paraqitet nëse nuk jeni online.

Ky duket të jetë një funksionalitet vetëm për pajisjet Android që janë të lidhura me anë të një llogarie të vetme Google.

Kështu nëse tableti juaj Android humb lidhjen, ai mund t’ju pyes juve nëse doni që të lidheni me Internetin me anë të telefonit tuaj. Një kërkesë për hotspot dërgohet me anë të Bluetooth. Përditësimi po vjen si një pjesë e shërbimeve Google Play.

Sipas burimit të Android Police, funksionaliteti do të vijë në fillim në pajisjet Nexus dhe Pixel – kështu që Nexus 9 dhe tabletat Pixel C mund të marrin lidhjen e tyre me rrjetin nga një telefon Pixel.

Por grupi i personave që janë në pronësi të veçanërisht këtyre telefonave dhe veçanërisht këtyre tabletave është i vogël.  Shpresojmë që lista e pajisjeve të mbështetura të zgjerohet. Google refuzoi që të komentonte në ekzistencën apo disponueshmërinë e Instant Tethering. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>