Analiza

Android, sistemi operativ mobil me rritjen më të shpejtë

Mar 25 2010
0 Shpërndarje
Android, sistemi operativ mobil me rritjen më të shpejtë

Sipas kompanisë hulumtuese të tregut AdMob, pajisjet smartphone kanë përbërë 48% të tregut anembanë botëror të AdMob, që është një rritje në krahasim me 35% të vitit të kaluar. Ngritja duket se është nxitur ka përdorimi i madh i aplikacioneve edhe në iPhone e edhe në Android.

Për fat të keq ka fitues dhe ka humbës, e në këtë të dytën renditet sistemi operativ Symbain që ka pasur 43% të kërkesave për smartphone të AdMob në shkurt të vitit 2009, por tani ky sistem operativ mobil numëron vetëm 18%.

Statistika tjera nga muaji shkurt i vitit 2009 tregojnë se në pesëshen e parë të smartphone-ve të trafikut anembanë botëror gjenden Motorola Droid, HTC Dream, HTC Hero, HTC Magic dhe Motorola CLIQ. Google Nexus One gjeneron vetëm 1% të trafikut total Android.

Analiza

Por pavarësisht se ka rritjen më të shpejt, sistemi operativ iPhone OS kap 50% të pjesëmarrjes së sistemeve operative anembanë botës, kurse Android numëron vetëm 24%.

Lajmet e fundit>