Analiza

Android, sistemi i parë operativ që lë pas Windows-in që prej 1980-ës

Apr 4 2017
0 Shpërndarje
Sipas një raporti të ri nga StatCounter, Android është sistemi operativ më popullor në botë duke lënë pas për herë të parë Windows-in. Android, sistemi i parë operativ që lë pas Windows-in që prej 1980-ës Photo Source: IDG

Të gjithë e kemi ditur se Android është sistemi operativ mobil më popullor duke komanduar mëse 80% të tregut por mesa duket është më i madh sesa kemi menduar.

Sipas një raporti të ri nga StatCounter, Android është sistemi operativ më popullor në botë duke lënë pas për herë të parë Windows-in.

Sipas StatCounter Android zotëron 37.93% të tregu ndjekur nga Windows me 37.91%. Kjo përbën një arritje historike për sistemin operativ sepse asnjë i tillë nuk kishte arritur të kalonte Windows-in që prej 1980-ës.

Do të thotë se më shumë përdorues po përdorin Android për tu qasur online sesa çdo pajisje tjetër përfshi edhe kompjuterat personalë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>