Lajmet

Android Smart Lock është i aftë të kuptojë se kur po mbani telefonin në dorë

Mar 23 2015
0 Shpërndarje
Android Smart Lock është i aftë të kuptojë se kur po mbani telefonin në dorë

android-lollipop-lock-screen-100565301-largeGoogle së fundmi ka shtuar një karakteristikë të re në opsionin e sigurisë ‘Smart Lock që është i pranishëm në smartfonët Android. Kjo risi do të reduktojë dukshëm përdorimin e shpeshtë të fjalëkalimit për të aksesuar telefonin e tij. Për këtë do të përdoret akselerometri i shoqëruar nga sensorët që gjenden në trupin e telefonit. Nëse aktivizohet ky opsion atëherë ai do të jetë i aftë të njohë se kur ju jeni duke e mbajtur telefonin në dorë dhe ky i fundit nuk do të kyçet derisa ju ta hiqni atë nga dora.

Kjo do të thotë që dikush që është duke ecur në rrugë me telefon në dorë nuk do ti duhet të vendosë disa herë fjalëkalimin për ta hapur telefonin sepse ai nuk do të kyçet. Në të vërtetë kjo karakteristikë nuk është lançuar zyrtarisht nga Google por është bërë e disponueshme në disa telefonë Android duke filluar që nga dita e Premte. Ashtu si elementët e tjerë të “Smart Lock” dhe ky opsion duhet përdorur me kujdes pasi ai nuk arrin të identifikojë se kush është duke e mbajtur telefonin.

“Nëqoftëse ju e zhbllokoni telefonin tuaj dhe ja jepni në dorë dikujt tjetër, ai nuk do të kyçet derisa personi në fjalë ta vendosë atë diku”, ky mesazh shfaqet në ekran kur aktivizoni opsionin. Në fakt ky tipar është prezantuar përkrah Android 5.0 Lollipop dhe lejon përdoruesin të përcaktojë dhe zona të besuara si një shtëpi, zyrë apo makinë. Kur telefoni gjendet në këto zona ai do nuk do të kyçet pasi është hapur njëherë. Gjithashtu “Smart Lock” mund të identifikojë fytyra dhe të zhbllokohet automatikisht kur sheh një fytyrë të besuar. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>