Analiza

Android tashmë i fuqishëm edhe në tregun global të tabletëve

Mar 4 2014
0 Shpërndarje
Android tashmë i fuqishëm edhe në tregun global të tabletëve

zte-tablets-01-verge-800_large_verge_medium_landscape

Që prej momentit fillestar kur Apple ka lançuar iPad-in e gjeneratës së parë në vitin 2010, iOS ka mundur të sundojë si sistemi operativ mobil më i preferuar kur bëhej fjalë për tabletët. Në mënyrë të ngjashme me smartfonët Android, të cilët mundën të reduktonin shitjet e iPhone-ëve në mbarë botën, tabletët Android po rezultojnë gjithashtu shumë të suksesshëm në tregun global.

Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Gartner, gjatë vitit të kaluar shitjet e tabletëve Android mundën të shënojnë rritje më të fuqishme se çdo sistem tjetër operativ. Shitjet globale të tyre arritën nga 53.3 miliom njësi në vitin 2012 në 121 milion njësi në vitin 2013.

Gjithsesi vlen të theksohet se si një prodhues i vetëm, Apple vazhdon të qendrojë në krye madje, në një raport të publikuar së fundmi nga kompania Chitica rezulton se përdorimi në ueb i tabletëve Apple në SH.B.A dhe në Kanada ka shënuar një rritje të konsiderueshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2014.

Në grafikun e mëposhtëm të krijuar nga Statista, faqe për publikimin e statistikave, mund të shihni më qartë këto zbulime të Gartener. Aty krahasohen shitjet në tregun global gjatë vitit 2012 dhe 2013. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>