Lajmet

Android Wear fiton mbështetjen për GPS dhe muzikë offline

Oct 24 2014
0 Shpërndarje
Android Wear fiton mbështetjen për GPS dhe muzikë offline

DSCF4522-2040.0.0_standard_800.0Google ka premtuar se vazhdimisht do të përmirësonte platformën Android Wear me një numër përditësimesh, dhe tashmë përditësimi i parë madhor është bërë realiet. Përditësimi zhbllokon disa funksionalitete kyçe të fitnessit.

Tashmë mbështeten orët me sensorë GPS, duke ofruar instrumente të reja për të gjurmuar distancën dhe shpejtësinë duke qenë të pavarur nga telefoni juaj. Për më tepër, më softuerin e ri, ju do të keni mundësi të përdorni kufjet Bluetooth, si dhe dëgjim muzike offline.

Ora inteligjente Sony SmartWatch 3 është ora e parë Android Wear që ka një sensor të dedikuar GPS, dhe është e disponueshme për tu porositur për 249,99 dollarë së shpejti përmes Google Play. Google tha se këto përditësime do të jenë të disponueshme për Samsung Gear Live, LG G Watch, dhe Motorola Moto 360.

Adoptuesit e hershëm të orëve inteligjente me shumë mundësi do ti pëlqejnë ndryshimet e reja por ajo çfarë çdokush dëshiron janë ndërfaqet kryesorë të orës. Google po ashtu thotë se po përmirëson kërkimin e aplikacioneve Android Wear duke i ndarë në 8 kategori të reja. Po ashtu kompania thekson se dhjetëra mijëra aplikacione për Android Wear janë të disponueshëm tashmë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>