Softuer

Android 2.4 do të paraqitet në prill, emërtimi mbetet Gingerbread

Feb 8 2011
0 Shpërndarje
Android 2.4 do të paraqitet në prill, emërtimi mbetet Gingerbread

Përditësimi në fjalë do të jetë versioni 2.4, por ai nuk do të jetë versioni i përfolur Ice Cream. Në vend të kësaj thuhet se konsumatorët do të kenë rastin të shijojnë versionin e dytë të Gingerbread, Kjo pak a shumë është e njëjta situatë të cilën e kemi shikuar edhe vitin e kaluar me Android 2.0 dhe 2.1, të cilët morën emërtimin Eclair. Siç duket, përditësimi i ri do të jetë i të njëjtit nivel.

Aplikacione që janë krijuar për Android 3.0 Honeycomb janë dizajnuar që të punojnë edhe me procesorët me dy bërthama. Gingerbread, në formën si është nuk ka mundësi t’i lëshojë këto aplikacione. Android 2.4 ka gjasa që të vë në funksion këto aplikacione të krijuara për dy bërthama në celularë me procesorë me një bërthamë. Kjo vonesë mund të jetë edhe arsyeja pse Nexus S mbetet i vetmi celular me Gingerbread. Prodhuesit janë duke pritur për një version të ri të Gingerbread për të filluar me paraqitjen e celularëve të rinj.

Burimi pranë Pocket-Now tha se Viewsonic mund të jetë një prej të parëve që do të sjellë një celularë me Android 2.4. Ky pritet të jetë në formë të ViewPad 4, që është një pajisje 4.1 inç me video incizim në format 720p. A mendoni se ky rafinim i Gingerbread është një lëvizje e mirë për Google apo është diçka që do të shkaktojë konfuzion për konsumatorët? /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>