Analiza

Tregu i celularëve të mençur fiton 50 për qind rritje, fituesi më i madh Androidi

Aug 12 2010
0 Shpërndarje
Tregu i celularëve të mençur fiton 50 për qind rritje, fituesi më i madh Androidi

Kampi Android arriti të shes 10.6 milion smartphone gjatë çerekut të dytë, që është një rritje prej 755.900 njësi në krahasim me vitin e kaluar dhe 5.2 milion gjatë tre muajve të parë të vitit 2010. Shitjet janë ende kryesisht të udhëhequra nga ato në Amerikën Veriore, ku tani Android është platforma numër një. Një numër i madh i celularëve të mençur me çmime të ndryshme në kombinim dhe ofrimi i tyre përmes operatorëve të shumtë, kanë ndikuar që Android të ketë rritje eksplozive.

Sipas Gartner para fundit të këtij viti pritet që ky të bëhet sistemi operativ i dytë në bazë të madhësisë, pasi që Symbian është ende sistemi operativ më i madh në botë për celularë të mençur. Shitjet totale kanë arritur në 25.4 milion njësi, prej 20.9 milion sa ishin në vitin e kaluar, por pjesëmarrja e tij në treg ka rënë nga 51 për qind në 41.2 për qind.

RIM duket se është detyruar t’i lëshojë vendin e parë Androidit, por vendin e dytë e ka ruajtur me sukses anembanë botës. Gjithashtu, RIM është prodhuesi i katër më i madh në botë, dhe gjithashtu ka përjetuar një rritje të shitjeve prej 7.8 milion në 11.2 milion BlackBerry të shitur, por pjesëmarrja e përgjithshme në treg ka rënë nga 19 për qind në 18.2 për qind.

Apple iOS tani është sistemi i katërt më i madh në botë. Shitjet janë rritur nga 5.3 milion në 8.2 milion iPhone, kurse pjesëmarrja në treg është rritur nga 13 për qind në 14.2 për qind.

Në vendin e pestë është renditur Windows Mobile i Microsoft që ka qëndruar në 3.1 milion njësi, kurse pjesëmarrja në treg ka rënë nga 9.3 për qind në 5 për qind. Paraqitja e celularëve të rinj me sistemin e ri operativ që pritet të paraqitet më vonë, Windows Phone 7, është e domosdoshme për të nxitur rritjen e platformës

Shitjet e smartphone-ve kanë arritur në një vlerë totale prej 61.6 milion njësi, që do të thotë se çdo i pesti celularë që tani blihet nga përdoruesit, është një smartphone.

Megjithatë, gjërat nuk janë edhe aq mirë në tregun e celularëve të mençur, së paku sa i përket prodhuesve. Gartner thekson se mungesat për shembull të ekraneve AMOLED, po ndikojnë negativisht në shitjen e modeleve të reja. Konkurrenca e çmimeve, smartphone me kosto të ulët dhe ndryshimet e valutave kanë ndikuar në një rënie të çmimit mesatar.

Sipas Gartner, në përgjithësi shitjet e celularëve (të zakonshëm) kanë vazhduar me rritje në çerekun e dytë, duke arritur në një vlerë totale prej 325.6 milion njësi.

Lajmet e fundit>