Lajmet

Android ngec në Evropë

Dec 7 2009
0 Shpërndarje
Android ngec në Evropë

Firma që merret me analiza ka shpalosur se pjesëmarrja në treg e celularëve të mençur që punojnë me Google Android është rritur në 5.4 % nga 4.2 % në periudhën korrik-shtator në Evropën Perëndimore, një hapësirë kyçe për tregun e celularëve të mençur.

Kohëve të fundit Android ka arritur të tërheq vëmendje në industrinë mobile, ku Motorla dhe Sony Ericsson i kanë dhënë një shtytje të mirë, pasi që kanë zgjedhur këtë si sistem operativ për modelet kryesore të tyre. Megjithatë, analistët kanë sugjeruar se ky sistem është ende duke u shitur nën nivelet e parashikimit.

“Konsumatorët shikojnë larg OS-it të Google dhe shitja e tij është nën parashikimet e secilit. Konsumatorët njohin markën Google, por ende nuk e kanë kuptuar çfarë është Android” thekson analisti i IDC, Francisco Jeronimo.

“Mungesa e pajisjeve nuk ka ndihmuar në ngritjen e vetëdijes, megjithatë kjo pritet të ndryshojë, me paraqitjen e pajisjeve tjera nga LG, Samsung, Sony Ericsson, Motorola dhe prodhuesve tjerë që pritet të paraqiten në treg shumë shpejt” shoi Jeronimo.

Gameloft, një prej prodhuesve më të mëdhenj në treg për lojëra të celularëve, së fundi është larguar nga Android duke deklaruar se zhvilluesit e softuerëve ishin duke tërhequr investimet në zhvillimin e lojërave dhe aplikacioneve tjera për këtë platformë.

Por studimi do të gëzojë Nokia-në. Pavarësisht asaj se sistemi operativ Symbian OS ka nevojë për një përditësim, ai vazhdon të jetë lider i sistemeve operative mobile në Evropën Perëndimore, me 48% pjesëmarrje në treg.

Megjithatë nuk ishte çdo gjë në ngritje për prodhuesin më të madh të celularëve. Pjesëmarrja e saj në treg në Evropën perëndimore ka rënë në 35.3%, kurse Samsung ka arritur në 30.5% gjatë çerekut të fundit, shifër që është shtyrë para nga shitjet e celularëve të rangut të mesëm.

“Boshllëku mes këtyre dyve po ngushtohet, dhe Nokia është duke u përballur me një kërcënim serioz nga Samsung në Evropën Perëndimore në vitin 2010”, deklaroi Jeronimo.

Lajmet e fundit>