Analiza

Android vazhdon me ngritje, të tjerët në rënie

Sep 16 2010
0 Shpërndarje
Android vazhdon me ngritje, të tjerët në rënie

Sipas comScore, Android ka fituar një pjesëmarrje tregu prej 5 për qind në periudhën prej prillit deri në korrik të vitit 2010, kurse të gjitha platformat tjera për celularë të mençur pësuan rënie: RIM humbi 1.8 për qind, Microsoft 2.2 për qind dhe Apple 1.3 për qind.

Kur Microsoft është duke u bërë gati për të paraqitur versionin e Windows Phone 7, dhe RIM gradualisht është duke humbur pjesëmarrje qe një periudhë mjaft të gjatë, nuk është befasi se Android është duke fituar pjesëmarrje në treg në këto platforma mobile. Por Apple ka filluar me shitjen e iPhone 4 më vonë gjatë qershorit dhe ngacmimi i tregut nga pajisja e re nuk ishte i mjaftueshëm për të zënë hapin me Android.

Pse Apple po humbet pjesëmarrje? Për shumicën e pjesës, analistët pajtohen se shitjet e Apple kanë qenë të prekura nga mungesa e kontratave me disa prej operatorëve më të mëdhenj mobil të botës, si Vodafone dhe Verizon. Apple do të duhej të konsiderojë seriozisht të ndryshojë gjërat me iOS nëse dëshiron të qëndrojë para Android.

Pavarësisht kësaj është e rëndësishme të shikohen këto të dhëna në perspektive. Me rritjen e vazhdueshme të tregut të celularëve të mençur (sipas comScore, ai pësoi rënie prej 11 për qind nga prilli deri në muajin korrik), edhe Apple iOS edhe Android ishin në fakt në rritje – Android po përjetonte një rritje më të ngadalshme. Përveç kësaj, iPhone 4 mbulohet vetëm nga raporti i muajit të kaluar të comScore. Në muajt e ardhshëm, ne mund të shohim një pasqyrë më të pastër të tregut të celularëve të mençur. /pcworld.al

Lajmet e fundit>