Analiza

Android vazhdon me rritje

Sep 6 2010
0 Shpërndarje
Android vazhdon me rritje

Quantcast ka raportuar se pjesëmarrja e Android në trafikun mobil në SHBA është rritur për 25 për qind në muajin e kaluar, gjë që e bënë atë me një rritje dukshëm më të theksuar para RIM dhe sistemeve tjera operative, megjithëse e rendit ende prapa sistemit operativ të Apple.

Në total pjesëmarrja në ueb trafikun mobil e Android ishte një ekstra prej 2 për qind, kurse ato të prodhuesve nga Apple, Rim dhe të tjerëve,ë kanë përjetuar një rënie të lehtë. Në të dhënat e mëhershme trafiku i Apple iPad nuk ishte futur në llogari, dhe duket se edhe kësaj radhe vlen e njëjta gjë.

Padyshim që Android po vazhdon të bëhet çdo ditë e më i popullarizuar dhe do të jetë shumë interesant të shihet se ku do të qëndrojë ai dhe konkurrenca në muajin e ardhshëm.

Lajmet e fundit>