Androidi i parë nga Samsung, një hap më afër debutimit

May 17 2009
0 Shpërndarje
Androidi i parë nga Samsung, një hap më afër debutimit

Samsung i7500, pajisja e parë Android nga kjo kompani, së fundi ishte aprovuar nga FCC, që do të thotë koha e paraqitjes së tij në skenë është shumë afër.
Ashtu sikurse G1, i7500 tani për tani është vetëm për T-Mobile, dhe specifikat nuk kanë ndryshuar apsak që nga paraqitja e parë. Nëse nuk i keni të njohura atëhere i përsërisim edhe njëherë:
Përkrahje për HSDPA në 7.2 Mbps, GPRS/EDGE në frekuencat 850/900/1800/1900, ekran 3.2 inç AMOLED me rezolucion 320 x 480 piksela, një kamerë 5 megapikselëshe, bateri 1500 mAh dhe 8GB memorie të integruar (me mundësi zgjerimi deri në 32GB, përmes kartelave zgjeruese SDHC), Wi-Fi 802.11b/g, GPS dhe një port për kufje 3.5 mm. Është i hollë vetëm 12 mm, që do të thotë vetëm një çime më i hollë sesa rivali i tij i dukshëm, HTC Magic.
Pasi i kuptuam edhe specifikimet teknike, i750 sigurisht që do të vendoset në linjën e prodhimit për një kohë shumë të shpejt, megjithëse ende nuk dihet se kur do të paraqitet në raftet e dyqaneve. Sipas një raporti në internet, supozohet se paraqitja në treg mund të bëhet gjatë muajit nëntor të këtij viti.
 

Lajmet e fundit>