Siguri

Androidi “në rrezik” nga hakerët

May 18 2011
0 Shpërndarje
Androidi “në rrezik” nga hakerët

Në bazë të një hulumtimi të bërë nga analistët e sigurisë, Androidat janë të rrezikuar nga hakerët të cilët duke përcjellë të dhëna të dërguara në Google Calendar, Contacts dhe Picasa, mund të vjedhin të dhëna të kyçjes dhe të marrin qasje të plotë në llogaritë e tyre. 

“Për shembull, kundërshtarët mund të fitojnë qasje të plotë në kalendar, informata të kontakteve apo web albume private të përdoruesit përkatës të shërbimit Google” shkruan hulumtuesit, nga Universiteti i Ulm. “Kjo do të thotë se ata tani mund të shikojnë, modifikojnë apo fshijnë çfarëdo llogarie, evente në kalendar apo fotografi private. Kjo nuk është gjë e limituar në elementet që sinkronizohen por në efektet e të gjitha elementeve të atij përdoruesi”.  

Të dhënat e ndjeshme njihen edhe si Authentication Tokens. Ato ju mundësojnë përdoruesve të kyçen në shërbime online përmes aplikacioneve. Authentication Tokens normalisht dërgohen përmes telefonave të mençur si skedarë të enkriptuar, por hulumtuesit kanë gjetur se pajisjet që punojnë me Android, deri në versionin 2.3.3., i pranojnë ata si skedarë të thjeshtë me tekst që mund të lexohen prej kujtdo.  

Duke përdorur softuer të thjeshtë të “nuhatjes’, hakerët mund të vjedhin të dhëna me lehtësi, duke u kyçur ilegalisht në Google Calendar, Contacts dhe Picasa. Google ka thënë se është në dijeni për lëshimin dhe se ka arnuar versionin e Android në 2.3.4. 

Megjithatë 99.7 për qind e pajisjeve Android që janë në përdorim ende përdorin 2.3.3 apo ndonjë version më të hershëm, dhe realisht përditësimet dërgohen tek përdoruesit përmes operatorëve telefonik. 

Hulumtuesit që kanë publikuar gjetjet e tyre online, rekomandojnë që përdoruesit e Android të evitojnë lidhjen me rrjete WiFi që nuk janë të enkriptuara, derisa të pranojnë versionin 2.3.4. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>