Lajmet

Andrus Ansip nënvizon nevojën urgjente të një marrëveshjeje për heqjen e tarifave roaming

Jan 31 2017
0 Shpërndarje
Shefi dixhital i Bashkimit Evropian tha se dështimi për të anashkaluar barrierat e fundit të cilat pengojnë heqjen e tarifave roaming në mesin e vendeve anëtare në Qershor, do të vënin në dyshim besimin në institucionet Evropiane. Andrus Ansip nënvizon nevojën urgjente të një marrëveshjeje për heqjen e tarifave roaming Photo Source: Reuters

Ligjvënësit Evropian dhe shtetet anëtare do të mbajnë një takim të tretë ditën e Marte ku do të vendosen kufijtë e përdorimit të shërbimit dhe tarifat e reja të telefonatave, SMS-ve dhe internetit.

Kjo është është përpjekja e fundit për të hequr tarifat roaming në Qershor për të finalizuar përpjekjet 10 vjeçare të Brukselit që do të lejonin qytetarët Evropian të kryenin thirrje jashtë vendin të tyre pa tarifa shtesë.

Por mendimet ndahen kur flitet për kufizimet që duhet të vendosen. Parlamenti Evropian kërkon një tarifë prej 4 Euro për gigabajt ndërsa shtete anëtare thonë 8.5 Euro.

Komisionari Evropian Andrus Ansip kërkoi nga palët që të gjejnë fleksibilitetin e nevojshëm në mënyrë që të arrihet marrëveshja finale. “Nëse nuk arrihet një kompromis politik të Martën e Ardhshme, njerëzit do të vënë në dyshim aftësitë tona për të mbajtur premtimet. Ky është një rrezik qe duhet ta shmangim,” shkruante Ansip.

Ngërçi qëndron pikërisht tek kostoja e shërbimeve në shtetet e Evropës Veriore dhe Lindore me çmime që janë relativisht më të ulëta. Por vendet e Evropës Jugore i frikësohen një rritje të kostos së shërbimeve lokale gjatë sezoneve turistike.

Në të njëjtën kohë ata tremben nga fakti se operatorët do të ndalojnë investimet në rrjete kur operatorët e huaj të fitojnë qasje në me kosto të ulët të infrastrukturën e tyre duke zbehur aktivitetin lokal. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>