Lajmet

Andy Rubin largohet nga ekipi i Android

Mar 14 2013
0 Shpërndarje
Andy Rubin largohet nga ekipi i Android

Andy RubinAndy Rubin, njeriu i cili brenda Google-s që nga fillimi e udhëhoqi ekipin e Android-it largohet nga kjo pozitë që kishte, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie Larry Page.

Vendin e Rubin do ta zë Sundar Pichai, inxhinieri i cili deri më tani punoi në sistemin operativ Chrome OS dhe në shërbimin Google Drive.

Lary Page ka theksuar se Rubin është një ndër njerëzit më meritorë për suksesin e jashtëzakonshëm të Android-it i cili tashmë gjendet në më shumë se 750 milion pajijse në gjithë botën dhe ka 70% të pjesës së tregut të smartfonëve.

Page tha se Andy Rubin largohet nga ekipi i Android-it me kërkesën e tij, mirëpo ende mbetet punëtor i Google.

Shefi i Windows Steven Sinofsky, lë Microsoft-in

Se cila do të jetë detyra e tij e re brenda kompanisë për momentin nuk dihet. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>