Biznes

Anëtarësia në SPP për një javë arrin në 767

Sep 22 2010
0 Shpërndarje
Anëtarësia në SPP për një javë arrin në 767

Bashkim Fazliu i cili e kryesoi edhe ketë konferencë theksoi se SPP-ja është në një rrugë dhe  zhvillim të mbarë. Deri më tash nuk ka pasë asnjë incident dhe pengesë në zhvillimin dhe rritjen e sajë. Ai shtoi se përveç çështjeve sindikale, SPP-ja ka adresuar edhe këto çështje me Menaxhmentin e PTK-së.

1. Lëshimi i vendimeve për të gjithë punëtorët konform vendit të punës
2. Mbrojtja e punëtorëve në vendin e punës konform rregullave të kompanisë, si dhe
3. Gjatë javës (pas takimit me sindikatën e vjetër dhe menaxhmentin) do të diskutojmë politikat e mbrojtjes së punëtorëve para privatizimit të kompanisë sonë.
Gjatë kësaj konference u tha se qëllimi i vetëm i SPP-së është mbrojtja e interesave të të gjithë punëtorëve të PTK-së pa dallim. Sindikata e re konfirmon se nuk e përkrahë privatizimin, por nëse Parlamenti i Kosovës si organi më i lartë i vendit voton për shitjen e kompanisë sonë, ne kemi program të qartë dhe konkret për mbrojtjen e interesave të punëtorëve tanë.
 
Lista e pikave të programit tonë që buron nga kërkesat dhe nevojat e vetë punëtorëve të PTK-së janë:
– Sigurimi i punës së punëtorëve për katër (4) vjet me radhë;
– Ruajtjen aktuale të pagave, konform pozitës që kanë;
– Ndarja e aksioneve të caktuara për punëtorët – pasi qe Ne punëtorët jemi krijues të këtyre asketëve;
– Mos-largimin kolektiv të punëtorëve nga puna nga ana e blerësi apo Qeveria;
– Respektimi i stazhit dhjetë (10) vjeçar për vitet e ’90-ta të të gjithë punëtorëve që janë kthyer në punë pas vitit 1999;
– Pensionimi i parakohshëm vullnetar;
– Politikat vullnetare të lëshuarjës së punës;
– Trajtimi i punëtorëve të Postës njësoi si atyre të Telekomi dhe Vala – edhe  pse mbetët nën Qeverinë e Kosovës;
– Të lejohet Pensionimi Vullnetar i Parakohshëm;
– Të vlerësohet përvoja dhe dija e punëtorëve;
– Të respektohet nga Menaxhmenti dhe me përkrahjen e Sindikatës Profesionistë të Punëtorëve të zgjatët pushimi i lehonisë;
– Respektimi i rregullave dhe procedurave e punës nga blerësi;
– Respektohen rregullat e qeverisjes së korporatës;
– Kushtet dhe pajisje më të mira për punë për të gjithë punëtorët;
– Avancimin e punëtorëve me përvojë dhe ata të shkolluar.

Gjithashtu, në konferencën e sotme iu dha përgjigje e qartë edhe deklarimeve mediale të Ministrit Shala se “punëtorët e PTK-së nuk dëshirojnë ta prishim komoditetin” i themi aksionarit se duhet të jetë i kënaqur nëse vazhdojmë t’i kemi 3500 punëtorë të PTK-së që kontribuojnë edhe në buxhetin e Kosovës dhe kujdesën për familjet e tyre se sa 3500 veta t’ia shtojmë në entin social.

z. Fazliu shtoi se kjo është një prej synimeve kruciale të Sindikatës së re. Ne nuk jemi kundër askujt, vetëm në mbrojtje të interesave të punëtorëve tanë.

Statuti i SPP-së është konform statuteve të sindikatave si motra në Bashkimin Evropian dhe synon një standard të ri në zhvillimin e sistemit sindikal në Kosovë. Gjatë muajit tetor Sindikata Profesionale e Punëtorëve të PTK-së do të fillon procesin e mbajtjes së  zgjedhjeve në të gjitha Rajonet, për të përfunduar në muajin nëntor në kuvendin e përgjithshëm në nivel qendrorë të PTK-së.

Në këtë kohë, përveç guximit që është mjaft i rëndësishëm, nevojiten edhe kapacitetet intelektuale për t’u bërë ballë proceseve mjaftë të rëndësishme nëpër të cilat është duke kaluar PTK-ja. Pra, guximi, plus kapaciteti intelektual janë faktorë të përbashkët të suksesit tonë në SPP. Zhvillimi i Sindikatës së re është hap i rëndësishëm për të dalë nga monopolet që deri më tash e kanë ndjekur PTK-në.

Lajmet e fundit>