Lajmet

Anëtari i Anonymous i dyshuar për kërcënime, vjedhje të kartave të kreditit

Dec 10 2012
0 Shpërndarje
Anëtari i Anonymous i dyshuar për kërcënime, vjedhje të kartave të kreditit

Një juri federale në Teksas ka akuzuar Barret Brownin, i cili është një zëdhënës i supozuar i grupit të hakerëve të njohur si Anonymous dhe i cili është bashkë-autor i një libri i cili është duke u përgatitur për grupin, në lidhje me një marrje masive të të dhënave të Inteligjencës Stratfor Global, që është një organizatë që bën analizimin e rrezikut gjeopolitik.

Brown është në burgun federal, bazuar në një padi tjetër të ngritur kundër tij më 3 tetor. Në atë rast ai është akuzuar për kryerjen e një kërcënimi në internet, duke bashkëpunuar për t’i bërë publike disa të dhëna personale të një punonjësi federal dhe shpagimin kundër një zyrtari federal për zbatim të ligjit.

Brown ishte arrestuar pas postimit të një videoje prej tri pjesësh në YouTube, ku ishte e plotë 43 minuta, në të cilën ai, pos të tjerash, kërcënoi të “qëllojë…dhe vras” ndonjë zyrtar të armatosur qeveritar që kërkoi të arrestonte atë,” veçanërisht FBI-në.”

Njëri nga krimet për të cilin akuzohet Brown është bartja e një hyperlinku nga një kanal IRC (Internet Relay Chat) që siç duket posedohej nga Anonymous në një kanal të kontrolluar nga Brown.

Hyperlinku, sipas padisë, ofronte qasje në të dhënat e vjedhura nga Stratfor, që përfshinte më tepër se 5000 numra të llogarive të kartave të kreditit, informacione rreth poseduesve të tyre dhe Vlerat e Verifikimit të Kartave (CVV) të tyre.

Duke bartur dhe postuar hyperlidhjen në internet, Brown bëri që të dhënat të jenë në dispozicion për personat online të cilët nuk kanë njohuri dhe autorizim nga Stratfor ose anëtarët, që është një shkelje e ligjit federal.

Brown akuzohet gjithashtu për posedim të së paku 15 numrave të kartave të kreditit dhe kodeve të tyre CVV pa dijeninë e klientëve me qëllim që t’i mashtrojë ata.

Anonymous grabiti kompjuterët e Stratforit në dhjetorin e vitit 2011 dhe postoi në internet 75,000 emra dhe numra të kartave të kreditit të abonentëve në shërbimet e ndërmarrjes, e po ashtu edhe 860,000 emra përdoruesish dhe e-mail adresa e njerëzve të regjistruar në uebfaqen e ndërmarrjes. (PC World Albanian)

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>