Analiza

Anglezët këtë vit po kalojnë më shumë kohë online

Aug 23 2010
0 Shpërndarje
Anglezët këtë vit po kalojnë më shumë kohë online

Sipas Raportit të Tregut te Komunikimit te vitit 2010, 39% e te anketuarve nga Anglia pranuan se luajnë lojëra online, një rritje prej 1% në krahasim me 38% sa ishte vitin e kaluar. Me shkarkim e muzikës dhe filmave në rrënie dhe rritjen e lojtareve online, kjo është një kthese pozitive për lojërat, ndoshta për shkak të lojërave të shumta në Facebook, siç është FarmVille.

Sipas OfCom, 10% përdorin PS3 dhe Nintendo Wii për të shikuar programe ne iPlayer, dhe shumica po kthehen kah PS3 për shërbimin Beeb – diçka që vetëm sa do te rritet pasi BBC ka deklaruar se do te shtojë së shpejti ITV në PS3.

Ne fakt, sipas studimit popullata e Anglisë kalon 1/4 e kohës në internet, më së shumti në rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter. Lojërat online janë mundësi e mirë për shokët dhe familjaret të bashkëveprojnë, pasi që të gjitha moshat dhe gjinitë luajnë lojëra virtuale.

Lajmet e fundit>