Lajmet

Anglia teston satelitë për të kapur tejkaluesit e shpejtësisë

Apr 22 2010
0 Shpërndarje
Anglia teston satelitë për të kapur tejkaluesit e shpejtësisë

Në Angli kamerat automatike të fshehura anembanë nuk janë gjëra të pazakonshme. Ato incizojnë ngasësin duke shkelur ligjin, dhe më pas ndihmojnë që sistemi t’i dërgojë atij një gjobë përmes postës drejt në shtëpi, së bashku me një fotografi të fytyrës së ngasësit.

Por tani gjërat duket se do të ndryshojnë apo së paku kështu shpreson policia Angleze, e cila ka filluar testimin e taktikave të reja për të kapur ngasësit e shpejtë nga gjithësia.

Sistemi SpeedSpike përbëhet nga një seri e satelitëve që sillen në orbitën e Tokës mbi ishujt e Britanisë. Satelitët shikojnë drejt tokës me thjerrëza të jashtëzakonshme që me saktësi mund të fotografojnë tabelat e automjetit, dhe më pas t’i dërgojnë ato tek një procesor qendror që formulon gjobat.

Sistemi ende është duke u testuar por sipas “The Telegraph”, sistemi thuhet se ka marrë pëlqimin edhe nga zyrtarë qeveritarë sepse “është me kosto të ulët dhe i lehtë për instalim”.

Satelitët monitorojnë automjete përmes lokacionit gjeografik, në vend se të jenë të shpërndarë në rrugë. Sinjalet GPS pastaj përcaktojnë shkallën e shpejtësisë së automjetit dhe një javë më vonë ngasësi mund të përballet me një gjobë që ka ardhur nga gjithësia.

Sistemi gjithashtu është dizajnuar që t’i parandalojë njerëzit nga “ikja prej radarit”, pasi që Anglia është e njohur si vend ku ngasësit befasisht largohen nga rrugët kryesore dhe kalojnë në rrugët anësore dhe rrugët e nivelit lokal për të anashkaluar trafikun dhe radarët.

Sistemi pretendohet se mund të funksionojë në çfarëdo periudhe kohore, megjithëse detajet rreth specifikat po mbahen të fshehta për shkak të “fshehtësisë komerciale”.

Pavarësisht të gjitha këtyre gjërave që u përmenden më lartë, SpeedSpike nuk kalon pa kontraversitet. Satelitët kanë ngritur disa çështje serioze rreth privatësisë dhe përcjelljes joligjor. Anglia mund ët quhet si shteti më “i vëzhguar” në botë, me kamera CCTV në secilin qytet kryesor dhe programet kontroverse përfshijnë “sjellje të aktit anti-social” që përdorin CCTV për të identifikuar dhe shënjestruar shkelës të ligjit.

Momentalisht, testimi është limituar në vetëm dy zona të Anglisë, por nuk ka asnjë fjalë rreth asaj se kur apo nëse satelitët mund të zgjerojnë mbulueshmërinë.

Lajmet e fundit>