Softuer

Angry Birds debuton në Chrome

May 15 2011
0 Shpërndarje
Angry Birds debuton në Chrome

Ky version i Angry Birds do të përfshijë disa elemente të personalizuara si Google Bombs, skema të ngjyrave të veçanta dhe veçoritë Mighty Eagle, ku që të gjitha do të ndihmojnë që të krijohen nivele me vështirësi të ndryshme. Natyrisht këto veçori nuk do të jenë në ofertë qysh prej fillimit të lojës, por do të paraqiten pasi Google të ndryshojë mënyrën sesi paguhen aplikacionet për Android, dhe se çfarë do të përfshihet në versionet me pagesë dhe ata pa pagesë. 

Për kundër perceptimeve,kjo lojë nuk luhet ekskluzivisht vetëm në Chrome. Ju mund ta luani pothuajse në secilin shfletues me shtojcat përkatëse që janë në ofertë për të mundësuar këtë gjë. Ne e kemi provuar në Mozilla Firefox 4 dhe realisht ka funksionuar pa nevojën e asnjë shtojce. Kjo na shtynë të mendojmë se ndoshta ky  version po përgatitet që të paraqitet në treg si versioni Chrome i lojës.

E nëse keni Chrome të instaluar testojeni edhe vet dhe shfrytëzoni HD Version sepse duket mjaft argëtuese edhe në PC. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>