Softuer

Angry Birds do të lansohet edhe në 3D

Jul 19 2011
0 Shpërndarje
Angry Birds do të lansohet edhe në 3D

LG ka bërë të ditur se celulari i tyre Optimus 3D, do të jetë celulari i parë që do të ofrojë këtë lojë, ndërsa është bërë e ditur se nuk do të bëhet fjalë për ndonjë aventurë të re por vetëm për një version të avancuar të atij që ekziston në 2D. 

Makers Rovio, kompania finlandeze që ka krijuar lojën në fjalë, ka thënë se mezi po pert të kthejë kompaninë në një “Franchise që do të shfaqet në të gjitha platformat – prej spektakleve në TV e deri tek lodrat e revistat”, kështu u shpreh CEO i kompanisë, Mikael Hed.

Hed në një intervistë për revistën argëtuese Variety, ka shpalosur se Rovio ka qenë duke shikuar mundësitë e bashkëpunimit me një studio në Hollywood, ne shpresë që Angry Birds, që është shkarkuar në iPhone dhe iPad më shumë se 6.5 milion herë, të kthehet në një film.

Më pas ia ka shpalosur edhe disa detaje se kompania ka filluar me eksperimentimin e thurjes së tregimit të Angry Birds përmes filmave vizatimor dhe shpreson se karakteret do të mund të bëhen lodra të popullarizuara. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>