Softuer

Angry Birds edhe në Facebook

Feb 14 2012
0 Shpërndarje
Angry Birds edhe në Facebook

Kjo lojë e bazuar në Flash del në Facebook me një përzgjedhje të opsioneve brenda lojës që e bëjnë atë më të lehtë për lojtarët, duke ua mundësuar atyre që të mashtrojnë dhe të tejkalojnë vështirësitë në nivele të ndryshme duke e lëkundur ekranin e lojës ose duke e shënjestruar një derr.

Rovio i përshkruan “power-upsat”:

Power-ups janë të veçanta për Angry Birds në Facebook. Atje janë 4 lloje të ndryshme të power-ups dhe ato mund të qasen përgjatë një butoni ndriçues  në pjesën e sipërme të ekranit. Ju mund të përdorni dy power-ups për nivel. Katër power ups janë: Super Seeds, King Sling, Sling Scope dhe Birdquake. Të gjithë power-ups kanë një efekt të ndryshëm por në fund të fundi ju bën ju më garues kundër shokëve tuaj duke i bërë zogjtë tuaj më të fuqishëm ose më të saktë ose madje duke shkundur vetë tokën.

Super Seed “rrisin madhësinë e zogjve që janë në llastik. Kjo drejtpërdrejt rrit sasinë e dëmeve që shkakton zogu. King Sling rrit shpejtësinë e nisjes së të gjithë zogjve tuaj dhe drejtpërdrejt rrit sasinë e dëmeve që të gjithë zogjtë e juaj dhe ndryshon trajektoren e tyre të fluturimit.

Sling Scope “ua mundëson ju që të shihn një pjesë të madhe të trajektores së zogut përpara lëshimit” dhe “ndikon tek të gjithë zogjtë tuaj” dhe së fundi, Birdquake “shkund tokën në çdo nivel. Përdoret më së miri për shkundjen e derrave buzë shkëmbit dhe duke i shkatërruar ndërtesat për toke.”

Duke qenë në Facebook, kjo lojë ua mundëson përdoruesve që të përzgjedhin nga një numër i vogël i shokëve dhe t’i sfidojnë ata për t’i mposhtur me pikë brenda aplikacionit. Shokët munden gjithashtu që të dhurojnë power-ups tek shokët e tyre përgjatë opsionit Mystery Gift, që është e kufizuar për vetëm një shok gjatë ditës./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>