Softuer

“Angry Birds Space” gati për shkarkim

Mar 22 2012
0 Shpërndarje
“Angry Birds Space” gati për shkarkim

“Angry Birds Space” tani mund të shkarkohet për disa platforma për celularë dhe desktop, raportoi gjatë të enjtes faqja për teknologji, Engadget.

“Loja më e fundit e Rovios – të cilën ne së fundi e morëm për ta provuar në Galaxy Note LTE të Samsung në SXSW – e liron vetveten nga tërheqja gravitacionale për të hulumtuar kufirin e fundit,” thuhet në Engadget.

Nga kjo faqe u tha që versionet e lojës janë të gatshme për iPhone, iPad, iPod touch dhe pajisjet që e përdorin sistemin operativ Android, e po ashtu edhe për Mac, ndërsa kopjet për kompjuter personalë pritet që të vijnë së shpejti.

Ngjashëm me versionet e mëhershme të mbështetura në Tokë, një lojtar e përdor fizikën – kësaj here gravitetin e planetëve të afërm – për të kryer gjuajtjet e tyre për t’i mposhtur derrat armiq.

“Angry Birds Space” ka 60 nivele ndëryjore, me mundësi për përditësime të rregullta pa pagesë.

Përmbajtje tjetër është e gatshme përgjatë aplikacioneve me pagesë, duke filluar së pari me versionin për iOS.

Përdoruesit e pajisjet iPhone dhe iPod Touch mund ta marrin lojën për 99 centë, derisa përdoruesit e iPadit do të mund ta gjejnë versionin në HD për 2.99 dollarë të rregulluar për paraqitjen Retina. Përdoruesit e Androidit mund ta shkarkojnë një version pa pagesë por që ka reklama në Google Play./pcworldalbanian

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>