Analiza

Anketim: Shumica e europianëve i tremben krimit kibernetik, pak prej tyre marrin masa

Nov 24 2013
0 Shpërndarje
Anketim: Shumica e europianëve i tremben krimit kibernetik, pak prej tyre marrin masa

Rezultatet e një anketimi të kryer para disa muajsh kanë treguar se pavarësisht se 76% e përdoruesve të internetit në Bashkimin Europian besonin se rreziku për të qenë viktimë e një krimi kibernetik është i lartë, vetëm 48% e tyre kanë ndryshuar fjalëkalimet gjatë vitit të kaluar.

Pjesë e kësaj ankete të realizuar në muajt maj dhe qershor nga Eurobarometër, kanë qenë plot 27 000 njerëz.

Nga të dhënat rezulton se 52% e tyre mendojnë se nuk janë të informuar mjaftueshëm lidhur me rrezikun që buron nga krimi kibernetik.

Vetëm gjysma e të anketuarve kanë deklaruar se e përdornin internetin për të kryer blerje ose veprime bankare on line.

Pjesa tjetër e të anketuarve ishte e shqetësuar mbi keqpërdorimin e të dhënave personale dhe sigurinë e pagesave on line. Komisioni Europian ka deklaruar se po punon për të përmirësuar reagimin e përgjithshëm të Bashkimit Europian ndaj krimit kibernetik.

Në muajin janar është lançuar Qendra Europiane e Krimit Kibernetik (EC3), ndërsa në muajin gusht BE ka adoptuar disa ligje të reja që dënojnë botnet-et, rrjete me kompjuterë të infektuar që dërgojnë e-mail-e të rreme dhe viruse.

Në fillim të kësaj jave, agjencia kryesore Europiane e Sigurisë Kibernetike (ENISA), bëri thirrje për përmirësimin e shpërndarjes së të dhënave dhe koordinimin ndërmjet ekipeve që përgjigjen ndaj emergjencave kompjuterike (CERTs).

Sipas ENISA-s, këto ekipe vazhdojnë të përballen me pengesa ligjore dhe teknike përsa i përket shpërndarjes dhe shkëmbimit të informacioneve të sigurisë. Kompleksiteti në rritje i sulmeve kibernetike ka bërë që të lindë nevoja për një shpërndarje më efektive të informacionit përtej kufijve të një vendi. (PCWorld Albanain)

cybercrime_cybersecurity-100034562-gallery

Tags >

haker
Lajmet e fundit>