Blog

Anonymous Albania sulmon faqen e policisë së Shtetit

Jul 8 2017
0 Shpërndarje
Ne do vazhdojmë t’ju shkatërrojmë juve ky ishte vetëm fillimi", thuhet në postimin e tyre. Anonymous Albania sulmon faqen e policisë së Shtetit

Website zyrtar i Policisë së Shtetit është sulmuar nga grupimi hakerave i njohur si Anonymous Albania.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ata, në një postim në rrjetet sociale, ku kanë dhënë edhe arsyen e këtij sulmi.

“Ne jemi Anonymous Albania, website i policisë shqiptare është hakuar nga ne sepse kemi vënë re se policia është e mbushur me korrupsion edhe po shfrytëzon detyrën.

Ne po bëjmë punën që ju duhet të kishit bërë me kohë, duhet të kishit arrestuar deputetët që kanë bërë vjedhje dhe gjithë ato vrasje, por ju e harxhoni kohën duke i vjedhur popullit. Ne do vazhdojmë t’ju shkatërrojmë juve ky ishte vetëm fillimi”, thuhet në postimin e tyre.

Website i Policisë së Shtetit vazhdon të jetë e bllokuar, ndërsa mësohet se specialistë të IT-së në këtë institucion po punojnë për kthimin në normalitet të faqes. /Top Channel 

Lajmet e fundit>