Vëzhgim

Anonymous: "Asta la vista Facebook"

Aug 10 2011
0 Shpërndarje
Anonymous: "Asta la vista Facebook"

Sipas një cicërime në Twitter, disa nga anëtarët e këtij grupi janë duke organizuar sulmin e ardhshëm kundër Facebook-ut, ndërsa organizata si tërësi nuk e sheh të arsyeshme që të pajtohet me sulmin.

Grupi i krakerëve ka pranuar pjesëmarrjen e vet në shumë sulme dhe ka arritur që me sukses të thyejë 70 uebfaqe, që  gjatë kësaj jave rrëzoi uebfaqen e Ministrisë së Drejtësisë së Sirisë.

Ky interesim i fundit në Facebook, përveç shkakut për privatësi, mund të quhet si rezultat edhe i lajmërimit të fundit nga Anonymous që do të hapë rrjetin e vet shoqëror, të quajtur AnonPlus. Pas mbylljes së llogarisë së grupit në Google+, Anonymous hapi faqen AnonPlus.com, “një rrjet i ri shoqëror ku nuk ka frikë… nga cenzura … nga errësira… as nga mbajtja prapa.”

Më poshtë është videoja e lëshuar nga Anonymous ku shpjegon sulmin e vet që do të mundohet ta ndërmarrë në të ardhmen kundër rrjetit më të madh shoqëror në botë. Jepni mendimin rreth këtij sulmi./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>