Lajmet

Anonymous bën thirrje për errësim të internetit gjatë të hënës

Apr 22 2013
0 Shpërndarje
Anonymous bën thirrje për errësim të internetit gjatë të hënës

Për të bërë një vetëdijesim më të madh të përdoruesve për Aktin për Mbrojtje dhe Shpërndarje të Inteligjencës Kibernetike (CISPA) nga Shtëpia e Bardhë, përfaqësuesit e grupit Anonymous ( nëse vërtet kanë përfaqësues) kanë bërë thirrje që të bëhet një “Ditë Errësimi i Internetit” gjatë të hënës në shenjë proteste.

Më saktësisht, Anonymous ka bërë thirrje për poseduesit e uebfaqeve që të shuajnë faqet e tyre normale dhe të zëvendësojnë ato me një faqe që shpjegon arsyet për ndryshim (dhe protestë) dhe ata kanë kërkuar po ashtu që ata të ndihmojnë në përhapjen e fjalës tek poseduesit e faqeve mike si dhe t’i përkrahin edhe ata që ta bëjnë të njëjtën gjë.

Thirrja për aksion është e ngjashme me ditën e errësimit të plotë të bërë më 18 janar 2012, kur më tepër se 7,000 uebfaqe – duke përfshirë një numër të uebfaqeve si Wikipedia, Reddit, Google dhe Mozilla, kanë bërë errësimin në shenjë proteste ndaj Aktit për Ndalje të Privatësisë Online (SOPA).

Derisa projektligji përfundimisht ishte vendosur në raft, ai ka disa ngjasime me CISPA-n pasi që të dy projektligjet provojnë që të përdorin teknikat e rënda për t’u marrë me çështjet e internetit.

Në rastin e SOPA-s, projektligji synonte që të ndalte piraterinë online duke vepruar me “dënime me vdekje” kibernetike kundër faqeve që dukej se përmbanin përmbajtje që nuk është me leje të autorit. Ofruesit e shërbimeve të internetit do të pyeteshin që të parandalonin përdoruesit e vet që të kenë qasje në faqet e tilla, duke krijuar atë që mund të quhet “Muri i Madh Bllokues i Amerikës” siç është shpjeguar nga një postim i bërë në New York Times në atë kohë.

CISPA, në anën tjetër, do t’ua mundësojë Ofruesve të Shërbimeve të Internetit dhe ndërmarrjeve të tjera që kanë të bëjnë kryesisht me uebin që të shpërndajnë informacione për përdoruesit e tyre me qeverinë dhe një tjetër nën maskën e “sigurisë kibernetike”, – me rritje të mbrojtjes kundër proceseve që përdoruesit e tyre mund të sjellin si rezultat. (PCWorld Albanian)

Anonymous

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>