Vëzhgim

Anonymous do të hap rrjetin e vet shoqëror

Jul 19 2011
0 Shpërndarje
Anonymous do të hap rrjetin e vet shoqëror

Hollësitë për projektin janë të pakta. Tani, AnonPlus.com është një faqe e thjeshtë, që përmban një porosi që shpjegon qëllimet e grupit pas këtij projekti. “Mirësevini në Revolucion, një rrjet i ri shoqëror ku nuk ka frikë…nga cenzurimi… nga errësimi i plotë… as nga mbajtja prapa.”

Një tjetër porosi që shpjegon projektin tregon se ky project është për “të gjithë njerëzit jo vetëm anonymous”, duke shtuar që faqja e tanishme do të lëshohet së shpejti, por nuk do të ndodhë brenda natës.

 Një lidhje për tek forumi i zhvilluesit, ku bisedohen idetë për faqen e mundshme të përdoruesit dhe dizajnin, tregon që projekti në të vërtetë është në fazat e hershme.

Një projekt i ngjashëm, Diaspora, kishte për qëllim që të krijonte një rrjet shoqëror me burim të hapur (ang. open source), si një përgjigjie ndaj rrjetit Facebook./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>