Lajmet

Anonymous i vërsulet Indisë

May 18 2012
0 Shpërndarje
Anonymous i vërsulet Indisë

Në luftë kundër piraterisë shumë vende kanë filluar të bllokojnë uebfaqe të caktuara të cilat shpërndajnë materiale të paautorizuara. Pas vendimeve të gjykatës angleze dhe asaj holandeze për bllokimin e uebfaqes The Pirate Bay, edhe Gjyqi Suprem Indian ka marrë një vendim të tillë.

Përveç The Pirate Bay, gjykata indiane ka bllokuar edhe disa uebfaqe tjera të shpërndarjes së torrenteve si dhe disa uebfaqe për shpërndarje të videove si Vimeo.

Si kundërpërgjigje ndaj kësaj grupi i “haktivistëve”, Anonymous ka ndërmarrë një seri sulmesh DDoS ndaj uebfaqeve të disa organizatave që janë përgjegjëse për këto vendime. Në të ashtuquajturin “Operation India”, Anonymous ka sulmuar faqen e Partisë së Kongresit dhe atë të Gjyqit Suprem të Indisë. Asnjëra nga uebfaqet nuk ishte në dispozicion gjatë kohës së përgatitjes të këtij artikulli, derisa akoma nuk ka ndonjë komunikatë nga organizatat e sulmuara.

Hapa të ngjashëm Anonymous kishte ndërmarrë edhe më herët gjatë vitit duke sulmuar faqet si MPAA, RIAA, FBI, Departamentin e Shtetit amerikan dhe pornografuesit e të miturve. Ishte kjo edhe një shenjë proteste nga Anonymous kundër censurimit të internetit. /PCWorld Albanian/

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>