Lajmet

“Anonymous Korea” sulmon uebfaqet shtetërore të Koresë së Veriut

Apr 1 2013
0 Shpërndarje
“Anonymous Korea” sulmon uebfaqet shtetërore të Koresë së Veriut

anonymos Korea“Anonymous Korea” ka marrë përgjegjësinë për rrëzimin e disa uebfaqeve shtetërore të Koresë së Veriut gjatë ditës së shtunë, vetëm pak orë pasi ky shtet ishte futur në një “gjendje të luftës” me Korenë Jugore. 

Uebfaqja kryesore zyrtare e Koresë Veriore u rikthye rreth orës 10 pas dite sipas kohës sonë lokale. Sulmet duket të jenë si pjesë e një përpjekje hakingu onlnie të quajtur “OpNorthKorea”. Uriminzokkiri, që është faqe e Koresë Veriore për lajme dhe propagandë, u rikthye po ashtu pasi ishte raportuar që ishte rrëzuar për shkak të sulmeve. 

Faqja për agjencinë zyrtare të lajmeve në Korenë Veriore duket të mos jetë prekur gjatë të shtunës. 

Këto sulme kibernetike gjatë të shtunës kundër Koresë Veriore ndodhën po ashtu vetëm një ditë pasi shteti koreano-verior kishte thënë që ka raketa të synuara për Shtete të Bashkuara të Amerikës. 

Më herët gjatë këtij muaji, zyrtarët e Koresë Jugore dyshuan që Koreja Veriore mund të ketë nxitur sulmet kundër tri bankave dhe dy transmetuesve, raportoi New York Times. 

Derisa Anonymous Korea mori përgjegjësinë për sulmet gjatë të shtunës, një i vetëquajtur  “haker për të mirën” – i njohur si Jester – thotë që ata kanë rrëmbyer përpjekjet e tij.

Disa banka dhe media në Korenë e Jugut përfshihen nga sulme masive kibernetike

Ai në një cicërimë të bërë me llogarinë e tij në Twitter thotë: 

“Gjë neveritëse. Anonymous sërish duke vjedhur kaloshin tim.  Unë jam shumë i sigurt që isha unë, sepse unë isha atje kur e bëra atë”.  (PC World Albanian)

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>