Siguri

Anonymous mbi “sekretet” e NATO’s… përmendet edhe Kosova

Jul 21 2011
0 Shpërndarje
Anonymous mbi “sekretet” e NATO’s… përmendet edhe Kosova

Deri tani, tre dokumente kopje në format PDF thuhet se janë vjedhur gjatë sulmit dhe ato po qarkullojnë në pdfcast.org, që është një faqe në shërbim të shkëmbimit të PDF’ve. Dy kishin etiketën “Nato Restricted” dhe në bazë të raportimit prej AllThingsDigital, ato veçse janë larguar prej faqes PDFCast.

Telegraph në anën tjetër ka përshkruar njërën prej dokumenteve si një letër punuese mbi sistemet komunikuese të përdorura nga NATO në Afganistan, dhe është thënë se përfshijnë informacione më shumë teknike dhe procedurale. Dokumenti i dytë kishte të bënte me një plan për outsource të komunikimit të forcave të NATO’s të stacionuara në Kosovë. Kjo po tingëllon diçka shumë interesante, por në fakt nuk është asgjë.

“Kufizuar” në dokumente të këtilla ka kuptimin “e rëndësishme”. Siç thekson “The Register”, etiketat në fjalë që janë përdorur në dokumente si “Kufizuar (Restricted)” kanë të bëjnë me dokumentet me rëndësi të vogël. Anonymous në anën tjetër e ka postuar në Twitter një mesazh thuajse ka hetuar sekrete më të mëdha të NATO’s… por në vend të kësaj ajo vetëm ka marr disa dokumente që kanë të bëjnë me punë të përditshme.

Shkallët më të larta të etiketave janë “Konfidenciale”, “Sekrete” dhe “Top Sekrete”… e për ta përfunduar artikullin, dokumenti i tretë është diçka i etiketuar si “I paklasifikuar” që është edhe më ulët se dokumentet e “Kufizuara”. I vetmi kufizim me këtë dokument është Copyright i NATO’s ëq parandalon publikim pa lejen e NATO’s. E ky dokument ka qenë duke qarkulluar në treg qysh prej viti 2006…. kësaj radhe Anonymous e ka “kall”.

Lajmet e fundit>