Lajmet

Anonymous paralajmëron qeverinë Shqiptare: Ne jemi armiku juaj më i keq

Dec 10 2016
0 Shpërndarje
Anonymous paralajmëron qeverinë Shqiptare: Ne jemi armiku juaj më i keq

anonymousGrupi i shquar i hakerave, Anonymous, ka publikuar një video paralajmëruese në kanalin youtube Anonymous Operations, ku dërgon paralajmërime qeverisë Shqiptare.

Videoja e publikuar më datë 8 Dhjetor fillon me fjalët: “Përshëndetje! Jemi Anonymous. Qeveria Shqiptare ka tërhequr vëmendjen tonë dhe pavarësisht paralajmërimeve tona të vazhdueshme, ka vendosur të mos i kushtojë vëmendje kërkesës sonë për të ndihmuar njerëzit e këtij vendi.”

Me titull “Anonymous – Një mesazh për Qeverinë Shqiptare,” videoja ka marrë mëse 35,800 shikime ku spikatin komentet e shumta nga shqiptarët si: “Do të ishte fantastike sikur të vepronit menjëherë,” dhe “Shpresojmë që të jetë e vërtetë.”

Ndërsa nuk mund të komentojmë autenticitetin e videos, vlen të theksohet se nuk është publikuar nga kanali zyrtar në Youtube i Anonymous.

Ky kanal në Youtube ka dërguar edhe në të kaluarën mesazhe paralajmëruese për Facebook, NASA, Presidentin Rus Vladimir Putin. Në një tjetër video ku sillet në qendër të vëmendjes Shqipëria publikuar më 8 Maj 2016, “Anonymous Albania” i dërgonte një mesazh Serbisë “Kosovo is not Serbia.” Videoja e fundit është një prej më të shikuarve publikuar nga ky kanal.

Grupi i hakerave Anonymous mori famën nga sulmet DDoS të realizuara ndaj uebsajteve të qeverive të vendeve, organizatave fetare dhe korporatave. Grupi besohet të jetë themeluar në 2003. Gjer më sot janë arrestuar qindra mijëra anëtarë të lidhur me grupin e hakerave në SHBA, Britani, Australi, Hollandë, Spanjë, Indi dhe Turqi.

Mesazhi i videos së Anonymous drejtuar qeverisë Shqiptare:

“Përshëndetje! Jemi Anonymous. Qeveria Shqiptare ka tërhequr vëmendjen tonë dhe pavarësisht paralajmërimeve tona të vazhdueshme, ka vendosur të mos i kushtojë vëmendje kërkesës sonë për të ndihmuar njerëzit e këtij vendi dhe ka vijuar të mbajë aktiv një sistem prej të cilit përfitojnë vetëm ata.

Kemi kërkuar në shumë raste që të ndryshoni sjelljen tuaj në lidership në mënyrë që ti shërbeni vendit dhe jo ta kontrolloni, që të kujdeseni për të drejtat dhe liritë e qytetarëve të tij. Përkundër, keni vendosur që mbani masa shtrëguese ndaj popullit Shqiptar si rritja e taksave për qytetarët dhe bizneset e vogla, miratimin e reformës për arsimin e lartë për studentët duke favorizuar ato private dhe shkatërruar universitetet publike.

Situata në Shqipëri është dëshpëruese. Ky vend i vogël është i zhytur në korrupsion dhe papunësi ekstreme. Shumë shqiptarë kanë humbur shpresën duke u drejtuar vendeve Europiane si Gjermania për një të ardhme më të mirë. Vetëm në 20 vitet e fundit, 1/4 e popullsisë është larguar nga Shqipëria.

Ju keni një sistem i cili dështon dita ditës. Një qeveri e përbërë nga vrasës, kriminelë dhe përdhunues po çon drejt shkatërrimit të vendit. Shqiptarët janë të ngopur me kriminelë në politikë. Ata kërkojnë vetëm drejtësi.

Ju vazhdoni të shkelni të drejtat dhe liritë themelore të këtij populli në përpjekje për tu qasur në të dhënat private dhe kofidenciale të qytetarëve. Është mëse e qartë për ne se nuk keni asnjë qëllim që të drejtoni vendin por të përfitoni prej tij. Ky sistem na ka dëshpëruar edhe ne. Shohim të pastrehët që vdesin rrugëve dimrit dhe njerëz të paaftë për tu ardhur në ndihmë familjeve.

Nuk mund të përballojnë ekonomikisht arsimin dhe vijoni të mbani të moshuarit në punë duke ua cënuar këtë të drejtë të rinjve që largohen nga vendi. Numri i të papunëve është rritur.

Qeveria Shqiptare është një armik i Anonymous. Na keni zemëruar dhe na konsideroni një kërcim serioz. Ju shpërfillni nevojat e popullit tuaj dhe vazhdoni të përfitoni vetëm për vehte. Anonymous nuk është një grup njerëzish të pafuqishëm sa për tu injoruar.

Jemi të organizuar globalisht me me ide dhe mendime të përbashkëta, e mesazhi ynë është i qartë. Ne i shpallim luftë këtij sistemi që keni imponuar mbi popullin tuaj. Armiku juaj më i keq do të jenë vetë njerëzit tuaj. Revolucioni ka filluar.

Ne jemi Anonymous.

Ne jemi një Legjion.

Ne nuk falim,

Ne nuk harrojmë.

Na Prisni! (PCWorld Albanian)

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>