Vëzhgim

Anonymous ndërton strehë për të dhënat e vjedhura

Apr 19 2012
0 Shpërndarje
Anonymous ndërton strehë për të dhënat e vjedhura

I quajtur si AnonPaste, uebfaqja është krijuar si një alternativë ndaj Pastebin dhe uebfaqeve të tjera që ua mundësojnë njerëzve që anonimisht të ngarkojnë sasi të mëdha të tekstit, thanë dy grupet në një lëshim të përbashkët për shtyp. Përmbajtja e shpërndarë mund të rregullohet që të skadojë pas 10 minutave, një pre, një dite, një muaji, një viti ose kurrë. Për më tepër, faqja premton të mbetet e lirë dhe e pamoderuar nga, duke mos mbajtur as ruajtje të kyçjeve, por do të bëhet ruajtja vetëm e enkriptuar e të dhënave.

Faqja AnonPaste thotë, “Serveri s’ka hiç njohuri për të dhënat që ruhen. Të dhënat tuaja janë të sigurta edhe në rast të ndonjë marrje ose prishje të serverit.” Por kjo faqe paralajmëron që në rast se një haker arrin që me sukses të instalojë libraritë “hajdute JavaScript”, vendosjet e teksteve në të ardhmen mund të kapen. AnonPaste, që pranon donacione përgjatë WePay dhe BitCoins, ishte ndërtuar duke përdorur softuerin me burim të hapur, ZeroBin, që nuk ruan IP adresat e ngarkuesve. Për më tepër, softueri enkripton dhe dekripton tërë tekstin në shfletues përpara se ta bëjë ngarkimin e tij – duke përdorur enkriptimin AES 256-bit. Softueri gjithashtu automatikisht i shndërron URL-të në lidhje të mundshme për klikime./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>